2.2 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Kosova super-favorite ndaj Bjellorusisë, sipas kompanive të basteve

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës konsiderohet si favorite e madhe në letër sonte ndaj Bjellorusisë.

“Dardanët” do të luajnë në Budapest të Hungarisë me bjellorusët në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit I në kualifikimet e Euro 2024.

Verdhekaltrit vijnë nga tri barazime radhazi, kurse bjellorusë i kanë tri humbje.

E kjo ka bërë që ekipi i Alain Giresse të favorizohet nga kompanitë e mëdha të basteve.

“Bet365”, njëra prej kompanive më të mëdha në këtë fushë, fitoren e Kosovës e kuoton me 1.70, ndërsa fitoren e Bjellorusisë 4.75 e barazimin 3.60.

Edhe kompanitë tjera kanë vendosur kuota afërsisht të njëjta, me “Dardanët” që janë favoritë absolutë për duelin e sontëm në kërkim të fitores së parë në këtë kampanjë kualifikuese, shkruan “Express”.

Por, kjo vlen vetëm në letër pasi Kosova ishte favorite edhe kundër Andorrës e Rumanisë sipas bastoreve, por në fund i mori vetëm nga një pikë në ato sfida.

Ndeshja mes Bjellorusisë dhe Kosovës do të nisë në orën 20:45.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit