-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas

- Advertisement -

Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlana Grygorenko, i bashkohen programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Grygorenko, të dielën në mbrëmje, është mirëpritur në aeroportin e Prishtinës, nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Adem Sylejmani – Koordinator i terrenit, Leonita Morina – Asistente e projekteve, si dhe përfaqësues të MPB-së, Bernardeta Palucaj Lekaj dhe Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga prilli 2022, e zbaton programin që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta, të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në Kosovë.

JiR – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe iniciativa Hannah Arendt.

#journalistsinresidencekosovo #HannahArendtInitiative #VoicesOfUkraineJournalismSupportProgram #AGK

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit