5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

“Kosova s’ka mekanizma tjerë të pavarur”, Qeveria tenton të arsyetojë projektligjin për KPM-në

- Advertisement -

Pas një stuhie kritikash të ashpra nga opinioni publik në Kosovë, por jo vetëm për miratimin e projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media, Qeveria e Kosovës përmes një reagimi në Facebook është përpjekur të argumentojë nevojën e një ligji të tillë.

Ndër të tjera, përkundër kritikave të shumta pikërisht në këtë drejtim, Qeveria ka pretenduar se projektligji i është nënshtruar dëgjimeve të mjaftueshme publike.

“Gjatë konsultimeve e dëgjimeve publike të organizuara nga Zyra e Kryeministrit, u dëgjuan shumë palë, ekspertë të fushës, pjesëtarë të medias e shoqërisë civile. Të njëjtit u takuan edhe me ekspertët që kanë hartuar Ligjin, po ashtu nën organizimin e Zyrës së Kryeministrit. AGK-së i ofruam edhe takim të ndarë me ekspertët pas komenteve të tyre, për t’u siguruar që shqetësimet e tyre adresohen nga ata më të kualifikuarit e fushës së medias brenda BE-së”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Ndonëse kritikat më të mëdha drejtë qeverisë në lidhje me këtë ligj kanë të bëjnë me mungesën e standardeve të BE-së, qeveria pretendon se ligji është i harmonizuar me standardet e bllokut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit