Shtatori i këtij viti pritet të gjejë tri vendet e rajonit me një lëvizje tjetër në ngritjen e kapaciteteve ushtarake.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në fushën e mbrojtjes midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, më 18 mars 2025, faza e radhës pritet të konkretizohet në fushën e ushtrimeve të përbashkëta, blerjes së armatimit dhe standardizimin e kapaciteteve ushtarake.
Në një përgjigje për Tëvë1, Liridona Gashi zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes, thotë se një takim i tillë është mbajtur tashmë rreth akordimit për të ecur tutje, ndërkaq nuk ka dhënë detaje për blerjen e armatimit.
“ Sa i përket bashkëpunimit trelateral është mbajtur një takim i përbashkët dhe janë dakorduar për disa aktivitete konkrete të përbashkëta, dhe ky plan së shpejti pritet të miratohet. Sa i përket blerjeve konkrete nuk mund të ndajmë informacione në këtë fazë” , ka thwnw Gashi
E njohësit e politikës në Shqipërim Ben Andoni thonë se kjo marrëveshje po vjen edhe pas lëvizjeve të fundit të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës që po cenojnë sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“ Është marrëveshje politike me bazë të madhe ushtarake, për arsyeje të vetme që konjokturat në Ballkan po tregojnë që në rajonin tonë kemi shumë afër zhvillime të cilat edhe mund të na trembin. Serbia e ka dhënë këtë provë, mbi të gjitha armatimi i saj po e nxitë akoma më shumë marrëveshjen e cila në shtator do të kaloi në një fazë tjetër, ku marrëveshja do të kërkoi një dokument tjetër për materializimin e kësaj marrëveshje që do të thotë blerjen e menjëhershme të armatimit amerikan”, ka thwnw ai.
Andoni thekson se nga bashkëpunimi me Shqipërinë, Kosova do të fuqizohet më shumë në aspektin e mbrojtjes.
“ Unë besoj se në bashkëpunim me Shqipërinë, edhe atje do mundësohet që industria ushtarake, të zhvillohet. Prandaj në shtator besoj se kjo marrëveshje do të materializohet me hapin tjetër që të tri vendet, për çka do të blihet armatim i përshtatshëm me kushtet e rajonit” , wshtw shprehur ai
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi deklaron se marrëveshja trepalëshe, do të ulë kostot e blerjes së armatimit.
“ Planifikon se çfarë në aspektin të ngritjes së kapaciteteve, armatimit mandej çështjeve të rreziqeve nga kërcënimet prej asaj hibride deri te mbrojtja e qëndrueshme tregon në një formë edhe për pajisje me armatim dhe pajisje ushtarake. Kur jemi në fazën e tranzicionit të FSK-së deri në vitin 2028, është e rëndësishme se kur porositet nga tri shtetet, është e mirë se marrim armatim të sofistikuar ….modern po njëhkosisht edhe më të lirë” , wshtw shprehur Ibishi
Ibishi shtoi se e gjithë blerja ushtarake do të jetë sipas standardeve të NATO-s.