Home Sport Kosova shënon rënditje historike në FIFA, ngritet për pesë pozita

Kosova shënon rënditje historike në FIFA, ngritet për pesë pozita

0

Kosova është ngjitur për pesë pozita në ranglistën e FIFA-s për kombëtare.

Me këtë ngjitje, kombëtarja e Kosovës ka arritur edhe pozitën më të mirë ndonjëherë që prej pranimit në institucionet e futbollit.

Në ranglistën e shtatorit, Kosova renditej e 111-ta.

Kombëtarja në tetor zhvilloi vetëm një përballje, ndonëse në kalendar i kishte dy.

Ndeshjen me Andorrën, djemtë e Kosovës e fituan me rezultat bindës 3-0, ndërsa përballja me Izraelin, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, u shty pas sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Exit mobile version