8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kosova rezulton me përqindjen më të lartë të besimit në Bashkësitë Fetare, lë prapa Shqipërinë dhe Serbinë

- Advertisement -

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë(QKSS), qendër e pavarur për politika të hulumtimit, përmes Barometrit të Sigurisë së Ballkanit Perëndimor ka publikuar së fundi rezultatet e matjeve në lidhje me besueshmërinë e qytetarëve në Bashkësitë Fetare në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi.

Barometri mat perceptimet e publikut në Kosovë, Shqipëri, dhe Serbi për një gamë të gjerë çështjesh sigurie, sundimi të ligjit, drejtësisë, bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të paqes.

Sipas matjeve të WBSB-së, në pyetjen ‘Sa i besoni Bashkësitë Fetare’, rezulton se 33.4 për qind e qytetarëve ‘besojnë plotësisht’, 27.4 për qind bëjnë pjesë në ‘i besoj’, 20.6 për qind ‘deri diku’, 9.6 për qind ‘nuk kam besim fare’, 7.9 për qind ‘pak besim’ dhe 1.1 për qind janë përgjigjur ‘nuk e di/nuk kam mendim’.

Rezultatet e matjeve në pyetjen ‘Sa i besoni Bashkësitë Fetare’ për shtetin e Kosovës, publikuar nga WBSB.

Krahasuar me dy vendet fqinje, Shqipërinë dhe Serbinë, Kosova rezulton të ketë përqindje më të lartë të besimit në Bashkësitë Fetare.

Një përmbledhje e përqindjeve tregon se 81.4 për qind në përgjithësi i besojnë Bashkësive Fetare në Kosovë.

Nga të tri shtetet e Ballkanit, Shqipëria gëzon nivelin më të ulët të besueshmërisë në Bashkësitë Fetare.

Rezultatet e matjeve në pyetjen ‘Sa i besoni Bashkësitë Fetare’ për shtetin e Shqipërisë, publikuar nga WBSB.

Në opsionin ‘i besoj plotësisht’ janë deklaruar vetëm 7.4 për qind e qytetarëve, 31 për qind ‘i besoj’, 21.2 për qind ‘nuk kam besim fare’, 20.4 ‘deri diku’, 18.4 ‘pak besim’ dhe 1.7 për qind ‘nuk e di/nuk kam mendim’.
Sa i përket Serbisë, 75.9 për qind i përkasin opsioneve ‘i besoj plotësisht’, ‘deri diku’ dhe ‘i besoj’.

Rezultatet e matjeve në pyetjen ‘Sa i besoni Bashkësitë Fetare’ për shtetin e Shqipërisë, publikuar nga WBSB.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit