0.1 C
New York
Sunday, February 22, 2026

Buy now

Kosova publikon listën, mungojnë emra të mëdhenj ndaj Sllovakisë

- Advertisement -

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë publike listën e zgjeruar të basketbollistëve për ndeshjen e dytë parakualifikuese drejt FIBA EuroBasket 2029, nën drejtimin e përzgjedhësit Bujar Loci.

Në listën e publikuar bëjnë pjesë: Valon Bunjaku, Divine Myles, Musab Mala, Jon Ismajli, Mikaile Tmusic, Erjon Kastrati, Arian Qallaku, Muhamedali Janjeva, Samir Zekiqi, Bardh Istrefi, Gëzim Morina, Dardan Kapiti dhe Lis Shoshi.

Nga shtabi teknik janë ftuar gjithashtu edhe Dardan Berisha, Drilon Hajrizi dhe Meriton Ismaili, por ata nuk do të jenë të gatshëm për këtë përballje. Pas vlerësimit nga stafi mjekësor, është konstatuar se lojtarët kanë nevojë për kohë shtesë rikuperimi dhe nuk ndodhen në gjendje optimale për paraqitje.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029 më 27 shkurt 2026, me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do të përballet me Sllovakinë.

Të ngjashme

Të fundit