Kosova është në trenin e fundit për të zgjuar shpresat për kualifikim. Në Budapes, Kosova do ta luajë ndeshjen e xhiros së katërt në kualifikueset e EURO 2024 ndaj Bjellorusisë.
Kosova në këtë duel nuk do të llogarisë në shërbimet e Elbasan Rashanit të lënduar, por as të Milot Rashicës.
Megjithatë, trajneri Alain Giresse beson se skuadra e tij, do ta fitojë duelin me bjellorusët. Kombëtarja jonë në këtë cikël garash, ka zhvilluar tri ndeshje dhe po aq barazime.
Formacioni zyrtar i Kosovës; Muric; Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Fazliji, Dreshevic, Celina, Rrudhani, Muslija, Muriqi.