Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sonte ndaj Armenisë në një ndeshje miqësore që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Kjo sfidë shërben si test për trajnerin Franco Foda në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2026.
Në këtë ndeshje pritet të aktivizohen edhe disa lojtarë të rinj. Tri ditë më vonë, Kosova luan edhe një miqësore tjetër, kësaj here ndaj Ishujve Komore.