9.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Kosova pranon dërgesën e re të sistemeve raketore antitank OMTAS nga Turqia

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar sot se Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore antitank OMTAS. Ky furnizim vjen si rezultat i kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit 2023 me prodhuesin shtetëror turk të armatimit, “Roketsan”.

Përmes një njoftimi zyrtar, Maqedonci bëri të ditur se këto sisteme moderne janë zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara, përfshirë tanket me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Postimi:

Sot pranuam dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional.

Të ngjashme

Të fundit