-3.5 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Golfit

- Advertisement -

Kosova është pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit.

Ky vendim, u bë i ditur me anë të një njoftimi të Federatës së Golfit të Kosovës e cila tha se ai shënon një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e sportit të golfit në vendin tonë.

“Anëtarësimi në IGF nuk është vetëm një status formal – është një dëshmi e rrugëtimit tonë të gjatë. Është rezultat i më shumë se një dekade pune të palodhshme, qindra takimeve ndërkombëtare, mijëra orëve në terren, ndërtimit nga themelet të një strukture kombëtare të golfit dhe përkushtimit të çdo individi që besoi se Kosova mund të jetë pjesë e familjes globale të këtij sporti fisnik.

“Një vend të veçantë në këtë histori e zë shqiptaro-amerikani Dino Asanaj, vizionari që e themeloi golfin në Kosovë dhe i dha jetë këtij sporti në kohë kur pak kush e besonte. Kontributi i tij mbetet themeli mbi të cilin u ndërtua e gjithë struktura e sotme”, thonë nga kjo federatë.
Sipas saj, një rol të jashtëzakonshëm ka pasur mërgata shqiptare, e cila në çdo hap të rrugëtimit tonë ka qenë forcë shtytëse.
“Me përkushtimin, mbështetjen financiare, rrjetëzimin ndërkombëtar dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës, mërgata ka kontribuar thellësisht në ngritjen e golfit në nivelin ku jemi sot.Falë tyre, Kosova ka qenë e pranishme në tryezat dhe institucionet ku shpesh nuk ka qenë e lehtë të depërtohet.Ky sukses është edhe i tyre — i secilit shqiptar që nga larg ka ndihmuar, ka besuar dhe ka kontribuar”.
“Sot Kosova është një vend që përfaqëson golfin në arenën ndërkombëtare.Ky është fillimi i një kapitulli të ri: pjesëmarrja në garat botërore, mundësia e përfshirjes në ciklet olimpike, forcimi i infrastrukturës vendore, zhvillimi i talenteve të rinj dhe afirmimi i Kosovës si një destinacion serioz sportiv”.

Të ngjashme

Të fundit