27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Kosova po prezantohet në Kampionatin Botëror në Francë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në skitari po merr pjesë në Kampionatin Botëror të skitarisë, që po mbahet në Courchevel Meribel të Francës.

Ekipi ynë ka garuar sot në slalom të madh në të dyja konkurrencat.

Tek meshkujt, Klos Vokshi zuri vendin e 57-të nga të dyja lëshimet, Arbi Pupovci i 58-ti, ndërsa Drin Kokaj, i 61-ti. Në total morën pjesë 107 garues, ndërsa 74 i përfunduan të dyja lëshimet.

Tek femrat garuan Kiana Kryeziu, Enxhi Sefaj dhe Arba Pupovci, të cilat përfunduan lëshimin e parë, por që konkurrencë e fortë bëri që të mos kualifikohen për në lëshimin e dytë, ku u kualifikuan 60 të parat.

Të ngjashme

Të fundit