-3 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

“Kosova po e përmbyll me sukses fushatën”, Krasniqi: PZAP ka qenë në krye të detyrës, sfida mbetet te KQZ-ja

- Advertisement -

Analisti Albert Krasniqi ka komentuar mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

Ai ka bërë me dije se Kosova me sukses po e mbyll këtë fushatë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka lavdëruar punën e PZAP-së, institucion ky që ka vepruar me rigorozitet për të dënuar gjuhen e ashpër të partive politike.

“Kosova po e përmbyll me sukses fushatën zgjedhore më të gjatën që nga shpallja e pavarësisë, pa ndonjë incident serioz që do të cenonte procesin. PZAP ka qenë në krye të detyrës, duke u kujdesur për “higjienën” e fushatës, pavarësisht përpjekjeve të disa partive politike për ta përshkallëzuar atë me gjuhë përçarëse. Një mangësi edhe e këtyre zgjedhjeve, mbetet mungesa e kurajës të atyre që e konsiderojnë veten favorit për tu ballafaquar në debate televizive me rivalët politikë. Në mungesë të këtyre përballjeve, diskursi publik për fushatën po reduktohet në përmasat e tubimeve zgjedhore. Kush kishte më shumë njerëz në tubim, në vend se kush kishte idetë më të mira për zgjidhjen e problemeve tona!”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka bërë me dije se tani topi është topi të KQZ-ja.

“Tani sfida mbetet tek KQZ-ja. Ndryshimet ligjore – veçanërisht shtimi i opsioneve për votim jashtë vendit dhe numërimi ndaras i votave të kandidatëve – do ta vështirësojnë ndjeshëm organizimin e zgjedhjeve dhe mund të rrezikojnë integritetin e tyre. Urojmë që KQZ të arrijë ta menaxhojë procesin me sukses! Sa i përket votimit, përparësia është që tashmë i kemi parë të gjitha partitë sesi qeverisin. Maksima “po i provojmë edhe këta se nuk kanë qenë në pushtet” nuk vlen më. Një tjetër mësim nga qeverisja e fundit është se kur një parti e vetme ka duart e lira mbi gjithë pushtetin, nuk e shfrytëzon këtë për të mirën e përgjithshme, por për kapjen e institucioneve dhe avantazhe ekonomike personale. Prandaj, këto zgjedhje janë të rëndësishme për ruajtjen e demokracisë. Kushdo që arrin të formojë qeverinë, nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa siguresa kontrolli, që të mos devijojë nga rruga e popullit”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit