Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

- Advertisement -

Tre persona janë arrestuar në një operacion kundër krimit kibernetik, i koordinuar nga EUROPOL ku pjesë ishte edhe Kosova.

Operacioni është realizuar të martën më 03 mars 2026, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në tri lokacione: Vushtrri, Obiliq dhe Ferizaj.

“Operacioni në Kosovë, është zhvilluar Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë personat: A.R., A.K. dhe R.H., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Hyrja e paautorizuar në sistem kompjuterik” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.Sipas hetimeve, të dyshuarit, gjatë periudhës 2023–2025 duke shfrytëzuar njohuritë e tyre teknologjike dhe duke vepruar nën nofka dhe emra të rremë, kanë siguruar në mënyra të kundërligjshme të dhëna personale, financiare dhe kredenciale. Këto të dhëna më pas janë publikuar në platformën online “LEAKBASE.IO”, me qëllim shitjen dhe përfitimin material, si dhe duke u mundësuar personave të paautorizuar përdorimin e tyre për qëllime kriminale”, thuhet në komunikatë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 3 kompjuterë llaptop;
• 5 shtëpiza kompjuteri
• 6 telefona mobilë;
• 2 pajisje memorizuese.

Ky operacion është pjesë e një operacioni ndërkombëtar policor (OP LEAK), i cili është zhvilluar në mënyrë të koordinuar dhe të njëkohshme në këto shtete:
SHBA,
Britani e Madhe
Australi
Gjermani
Kosovë
Rumani,
Poloni,
Portugali
Kanadë,
Malajzi,
Greqi,
Spanjë,
Holandë,
Belgjikë.

Të ngjashme

Të fundit