Kosova pëson humbje në sfidën vendimtare nga Finlanda

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave në hendboll ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Finlandës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Në sfidën vendimtare, “Dardanet” pësuan humbje me rezultat të ngushtë 27-29.

Edhe pse e nisën për mrekulli për ta mbyllur pjesën e parë me tre gola epërsi (15-12), finlandezet arritën ta përmbysnin në pjesën e dytë (12-17).

Kësisoj, Kosova renditet në fundin e grupit 1 pa pikë, grup ku gjenden edhe kombëtaret si Franca e Kroacia përpos Finlandës.

Kujtojmë, “Dardanet” do t’i zhvillojnë edhe dy përballje në muajin prill, ndaj Francës dhe Kroacisë.

Të ngjashme

Të fundit