10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kosova përfiton grant 9.1 milionë euro për sistemin e ujitjes

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Murati dhe Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë z. Paolucci kanë nënshkruar sot grantin për projektin “Përmirësimi dhe Rehabilitimi i Sistemeve të Ujitjes”, në vlerë prej 9.15 milionë euro.

Projekti synon rritjen e efiçiencës në shfrytëzimin e ujit dhe rritjen e rendimentit bujqësor në komunat e Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit. Gjithashtu, synohet rehabilimi dhe modernizimi i Skemës së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, që renditet ndër investimet prioritare të identifikuara në Master Planin për sektorin e ujitjes në Kosovë.

Përfitues kryesor nga ky projekt do të jenë fermerët privat që shfrytëzojnë skemat e ujitjes/kullimit, duke ofruar produkte me cilësi të lartë si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për rajonin e Bashkimin Evropian.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Murati dhe Drejtori Paolucci vlerësuan lartë bashkëpunimin e suksesshëm ndër vite, duke theksuar se investimet e tilla në sektorin e ujitjes pritet ta bëjnë sektorin bujqësor më konkurrues dhe inovativ, të bazuar teknologji e standarde moderne. Vlen të përmendet se fondet e këtij granti janë kontribut i Bashkimit Evropian, ndërsa administrohen nga Banka Boterore.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në implementimin e projekteve e politikave me interes strategjik për vendin, në linjë me Programin Qeverisës.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit