4.8 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

Kosova përballet sonte me Suedinë

- Advertisement -

Kosova do të luajë sonte kundër Suedisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2026.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 20:45 në Suedi. Kosova kishte fituar përballjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0.

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda në një konferencë për një ditë para ndeshjes ka thënë se janë në dijeni të nivelit të lartë të Suedisë dhe stilit të tyre agresivë të lojës, ndërsa ka konfirmuar se do të luajnë sërish me kundërsulme.

“Suedia një kundërshtar që luan futboll shumë direkt, kanë shumë kualitet në sulm me emra si Isak, Gyokeres, por edhe Elanga. Jemi të vetëdijshëm që na pret një ndeshje e vështirë, një ndeshje me presion shumë të lartë, por pavarësisht presionit që kanë e dimë se do të jetë vështirë për ne”.

“Është ekip që bën presion të lartë dhe ngjitët shumë lartë në fushë, prandaj duhet të luajmë shumë ngushtë në fazën defansive. Kjo ishte çelësi i suksesit në lojën e kaluar, ku fituam përmes një mbrojtje shumë të kujdesshme dhe më pas krijuam kundërsulme. Kështu duhet të luajmë edhe nesër, por duhet të provojmë të bëjmë presion dhe të shtojmë intensitetin në fazën sulmuese”, ka thënë Foda.

Foda ka folur për mungesat e Kosovës, ku ka shtuar se ka lojtarë me kualitet për t’i zëvendësuar të gjithë ata që fatkeqësisht nuk janë të pranishëm.

“Jemi në një grup ku të tre skuadrat po luftojnë për vendin e dytë sepse është një grup shumë i fortë dhe të gjithë kanë gjasa. Sa i përket mungesave fatkeqësisht kemi shtesë si Rexhbecaj (i lënduar) dhe Aliti (shkaku i kartonit), por kemi futbollistë me kualitet që mund t’i zëvendësojmë dhe duhet të shkojmë përpara”.

“Stili i lojës është i qartë, futboll agresiv dhe i drejtpërdrejt. Kërkojnë të vijnë te goli përmes dy sulmuesve të tyre, e njëjta pyetje është se kush do të jetë në sulm. Në përgjithësi mbesin skuadër shumë e fortë dhe konsistente. Kam parë ndeshjet e fundit dhe gjithnjë kanë kërkuar të luajnë kështu, prandaj pres që të luajnë sërish”, ka thënë ai.

 

 

Të ngjashme

Të fundit