Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se është zgjeruar rrjeti i diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve të mbrojtjes në shtetet partnere.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai thotë se vetëm gjatë një viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jorezident në këto shtete: Slloveni, Kanada, Zvicër dhe Holandë.
Njoftimi i plotë:
Krahas ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, kemi zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve të mbrojtjes në shtetet partnere.
Vetëm gjatë një viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jorezident në këto shtete: Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës dhe Holandë.