Ekipi kosovar i xhudos do të paraqitet me 8 xhudistë në njërën nga garat me prestigjioze të vitit, në Grand Slam në Paris.
Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, plot 110 shtete, 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra.
Nga Kosova do të ndeshen këta xhudistë
1. Distria Krasniqi (-52 kg);
2. Nora Gjakova (-57 kg);
3. Flaka Loxha (-57 kg);
4. Laura Fazliu (-63 kg);
5. Loriana Kuka (-78 kg);
6. Akil Gjakova (-73 kg); 7. Dardan Cena (-73 kg);
8. Shpati Zekaj (-100 kg).
Distria, Nora dhe Flaka ndeshën të premten, Laura, Akili e Dardani ndeshën të shtunën, kurse Loriana dhe Shpati ndeshën të dielën.
Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi.