Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për reduktim me energji elektrike gjatë ditës së sotme.
Ai ka vlerësuar se vitin 2026 Kosova po e nis pa rrymë dhe pa ujë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se në zgjedhjet e 28 dhjetorit Kosova u kurthua me Albin Kurtin.
“Ndërkohë, Qeveria e Vetëvendosjes e ka fituar votëbesimin qytetar ndonëse për pesë vite qeverisi keq. E shkeli Kushtetutën serikisht, i varfëroi qytetarët, i solli Kosovës sanksione euro-amerikane, kreu korrupsion masiv qeveritar. E paralizoi shtetin gjatë gjjthë vitit 2025. Kosova jo që nuk doli prej kurthit të Albin Kurtit, prej demagogjisë së tij populliste, por u rikurthua me votën e qytetarëve të vet më 28 dhjetor. Prandaj, në fillim të vitit 2026: Kosova pa rrymë dhe pa ujë! E kurthuar me votën së vet për VV-në e Albin Kurtit”, ka shkruar Hamiti.






