-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kosova pa polici rezervë – themelimi i saj konsiderohet i rëndësishëm

- Advertisement -

Mbi nëntë mijë pjesëtarë janë aktualisht në Policinë e Kosovës në uniforma zyrtare e civile.

Por, sipas Ligjit për Policinë ky numër do duhej të ishte më i madh, për shkak se i njëjti parasheh që të formohet edhe Policia Rezervë.

Në nenin 36, thuhet se kjo është në domenin e drejtorit të përgjithshëm dhe se kjo do të përbëhej nga vullnetarët për anëtarë rezervë që janë të kualifikuar dhe të trajnuar.

“Anëtarët e policisë rezervë mund të angazhohen nga Drejtori i Përgjithshëm me aprovimin e ministrit. Menaxhimi operacional i Policisë rezervë është e drejtë vetëm e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Zyrtarët e policisë rezervë mund të angazhohen në kombinim me zyrtarët e rregullt policorë në rrethana të jashtëzakonshme ose urgjente, siç janë: rastet emergjente publike të rëndësishme, reagimi emergjent ndaj sulmeve terroriste, çrregullimet ose trazirat e mëdha të qytetarëve, reagimet emergjente ndaj rrezikut të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera”, thuhet në ligj.

Nënkoloneli në pension, Refki Morina thotë se kjo padyshim se do ta ndihmonte shumë punën e këtij institucioni.

“Pasi që është baza juridike ligjore unë besoj se duhet edhe ndonjë akt nënligjor që i specifikon gjërat se cilët persona mund të jenë aty, profesionalizmi i tyre, shkollimi etj. Unë mendoj se është e mirëseardhur për arsye se i ndihmon Policisë së rregullt në rast të vërshimeve, krizave emergjente, tërmeteve të ndryshme me përmasa të mëdha ose akteve terroriste siç ka qenë Banjska ose rasteve tjera me u aktivizu”, ka thënë Morina.

Sipas tij, deri te mosformimi i saj mund të ketë ardhur për shkak të implikimeve buxhetore.

“Është çështje e Qeverisë, institucioneve, për arsye se ka një kosto buxhet shtesë, që duhet të aktivizohen rezervistët në mënyrë që ta aktivizohen edhe me kontrata të punës si rezervistë duhet të nënshkruhen në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrëqë të aktivizohen me policë të rregullt”, ka thënë ai.

E ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha nuk po e sheh këtë si një nga prioritetet aktuale të kësaj organizate sigurie.

“Si top prioritete duhet të jenë Ligji për pensionimin e parakohshëm të Policisë, Ligji për sigurimet shëndetësore të Policisë, e pastaj si prioritet i radhës të jetë edhe çështja e rezervës policore, por megjithatë mendoj se nuk është top prioritet natyrshëm që do ta ndihmonte në kushte normale Policinë e Kosovës në situatat e parapara me Ligj”, ka vlerësuar Hoxha.

Tëvë1 ka pyetur Policinë e Kosovës se a janë duke punuar për formimin e kësaj Policie, mirëpo deri në publikimin e kronikës nuk ka pasur përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit