Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, qe doli nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Analistja Afërdita Maliqi, komentoi zhvillimet politike në Kosovë në një intervistë në “Tirana Live”. Analistja Maliqi shtoi se pas dështimit të seancës së konstituimit, të enjten në orën 12: 00 pritet të mbahet seanca e radhës.
“Është fakt që presidentja Osmani i është përgjigjur, mirëpo kërkesa e kryesuesit ndaj Presidencës ndaj Kuvendit ka qenë jo e drejtë. Presidentja Osmani vetëm ka bërë të ditur se duhet zbatuar rregullativa. Siç e pamë konstituimi i institucioneve dështoi për faj të partisë Vetëvendosje. Nuk u respektua ligji për qeverinë…Në rast se Vetëvendosja do t’i kishte votat qeveria do të ishte krijuar. Por VV nuk i kishte votat as për edhe një raport. Pra dështoi se atyre u munguan votat dhe më pas opozita nuk e votoi raportin duke thënë se as kryeministri dhe as ministrat nuk dhanë dorëheqjen sipas ligjit dhe patëm një dështim të seancës”, tha ajo.
Gjithashtu Maliqi u u ndal tek përplasja Haradinaj-Limaj, për të cilën tha se e gjithë kjo situatë do të dobësonte AAK, pasi Limaj u pa një linjë me Vetëvendosjen.
“Limaj bashkë me dy deputetët e votoi raportin, pra ishte në një linjë me deputetët e VV. Pamë një ftohje shumë të madhe me zotin Haradinaj. Limaj ka qenë shumë kritik për qeverinë e Kurtit dhe normal Haradinaj kanë menduar se do jenë bashkë pas përfundimit të zgjedhjeve. Nëse Limaj i bashkohet VV dëmtohet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, u shpreh ajo.