Për më shumë se 100 ditë, kosovarët plot 54 herë e panë duke e hapur e duke e mbyllur seancën konstituive kryesuesin e saj Avni Dehari, i cili shpesh edhe shfaqej nervoz.
Seancat e dështuara bën që Kosova të mos ketë institucione të reja as pas fiks 6 muajve nga zgjedhjet e 9 gushtit.
Në anën tjetër, përgjatë këtij gjysmë viti, anë e kënd globit pati zhvillime të shumta.
Diku pati zgjedhje e u formuan qeveri të reja, diku nisën e përfunduan luftëra, disa shtete arrit marrëveshje për paqe, pati avancime në shkencë e teknologji, duke mos lënë anash edhe shumë zhvillime nga sporti e kultura.
Vetëm pak javë pas Kosovës, Gjermania mbajti zgjedhjet nacionale dhe shumë shpejt u bë me kancelarin e ri, Frierdich Merz, pa asnjë bllokade ani pse partia fituese ishte me përqindje dukshëm me te ulet se ne Kosove.
Zgjedhje parlamentare gjate kësaj kohe u mbajtën edhe ne Shqiperi, ne Filipine, ne Venezule e ne Burundi, por askund s’u prodhua ndonjë çudi post-elektorale si në Kosovë.
Kurse Gaboni, Ekuadori, Rumania e Polonia u bene edhe me presidentet e rinj gjate kësaj peridhe.
Këto 6 muaj sa Kosova s’arriti te zgjedhe kryeparlamentar, nisën edhe konflikte nëpër botë.
Kamboxhia dhe Tajlanda një të tillë e filluan me 24 korrik, por katër ditë me pas arritën armëpushim.
Derisa, një muaj më herët Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos nënshkruan një marrëveshje paqeje në Uashington për t’i dhënë fund dekadave të konfliktit shkatërrues midis dy fqinjëve.
Po brenda kësaj periudhe, udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit disadekadësh.
Dinamika të reja në këtë periudhë pati edhe në luftën Rusi-Ukrainë, pasi që Presidenti amerikan konfirmoi se me 15 gusht do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.
Ndërkohë që konflikti mes Izraelit dhe Palestinës vazhdon, brenda këtij gjysmë viti sa Kosova s’arriti ta konstituojë legjislaturën e re, disa shtete të fuqishme të botës paralajmëruan njohjen e shtetit palestinez.
Përtej konflikteve e sigurisë, gjatë këtij gjysmë viti Albulena Haxhiu s’arriti të votohet kryeparlamentare, por toka njohu një nga ditët më të shkurta në histori, duke u regjistruar si fenomen i pazakontë astronomik.
Këto 6 muaj u avancua edhe në misionet e reja në hapësirë dhe u zhvilluan edhe kërkime premtuese shkencore në hulumtimin e kancerit.
E derisa Avni Dehari ende i hap dhe mbyll seancat konstituvie, për sivjet ka përfunduar edhe ceremonia e Oscarit dhe Eurovisioni. /T7/