16.6 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

“Kosova nuk humbet Shqipërinë përshkak të Albin Kurtit”

- Advertisement -

Analistja politike, Alma Lama, tha se Kosova nuk e humb Shqipërinë përshkak të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe as të ndonjë politikani tjetër.

Ajo theksoi se lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë është shumë e fuqishme.

“Kosova nuk mund të humbas Shqipërinë përshkak të Albin Kurtit e as një politikani tjetër kushdo qoftë ai, anasjelltas, as Shqipëria nuk e humbet më Kosovën sepse lidhjet janë shumë më të fuqishme. Ikën një politikan vie një tjetër, ajo qfarë humbet është ky bashkëpunimi i ngushtë institucional për qështje të caktuara”, tha ajo.

Analistja politike, Alma Lama në emisionin “Click” të RTV21 për deklaratën e LVV-së për protestën në Tiranë ndaj krerëve të UÇK-së, tha se Kurti nuk e pranon rolin e Edi Ramës si lider kombëtar.

Ajo shtoi se deklarata e sotme e kryeministrit të Shqipërisë, lidhet drejtpërdrejt me prodhimin e një konflikti artificial.

“Mendoj se është rivaliteti i tij me Ramën për ta parë si lider kombëtar, e kemi thënë disa herë këtë. Ai nuk e pranon këtë rol, mendoj që ai rol i takon atij për faktin që ka përdorur nacionalizmin për populizëm në fakt e ka përdorur për të mbërritur deri tek dyert e pushtetit, por mendoj që deklarata e sotme lidhet drejtpërdrejt me prodhimin e një konflikti gati artificial, tërësisht artificial dhe të pa nevojshëm me Edi Ramën”, tha Lama.

Të ngjashme

Të fundit