Fitorja e madhe e FC Drita mbrëmë ndaj Shkëndijës së Tetovës në UEFA Conference League ka sjellë një rritje të rëndësishme për futbollin tonë në arenën evropiane.
Si rezultat i kësaj fitoreje, Kosova është ngjitur për dy pozita dhe tani renditet në vendin e 35-të në ranglistën e UEFA-s, duke vazhduar trendin pozitiv të rritjes së koeficientit të kampionatit tonë.
Ky progres është dëshmi e punës së shkëlqyeshme të klubeve tona dhe e përkushtimit të vazhdueshëm të FFK-së për të ngritur nivelin e futbollit kosovar.
Të vazhdojmë së bashku drejt arritjeve edhe më të mëdha!






