-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Kosova nënshkruan marrëveshje 7 miliardë eurosh në fushën e teknologjisë

- Advertisement -

Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen Kornizë në vlerë 7 miliardë euro në fushën e teknologjisë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka nënshkruar marrëveshjen.

Tutje, ajo ka thënë se ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike, shkruan teve1.info

“Në emër të Republikës së Kosovës, nënshkrova Marrëveshjen Kornizë të këtij Programi, ndërsa nga ana e European Commission, marrëveshja është nënshkruar nga Roberto Viola, Komisioner për Komunikim, Rrjete, Përmbajtje dhe Teknologji.

Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha:

-Resurset kompjuterike me performancë të lartë,

-Inteligjenca artificiale (IA),

-Shkathësitë e avancuara digjitale, si dhe

-Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti)”, ka shkruar ajo.

Me tej, ajo tha se pas miratimit nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, ne do të mund të bëhemi pjesë e projekteve të digjitalizimit të BE-së.

“Ky program synon t’i afrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me ekonominë e shoqërinë e BE-së, për të mbështetur digjitalizimin në përgjithësi, veçanërisht të bizneseve të vogla dhe të mesme”.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit