8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kosova nën sanksione që disa muaj, Kurti thotë se po i mirëmbanë marrdhëniet me aleatët

- Advertisement -

Republika e Kosovës për shkak të veprimeve të Qeverisë Kurti që disa muaj është nën sanksione të Bashkimit Evropian.

Qeveria Kurti tash e disa muaj nuk po arrin të heq sanksionet duke i shkaktuar kështu dëme të mëdha vendit.

Por, sot kryeministri Kurti me anë të një postimi është munduar t’i hedhë “hi syve” qytetarëve.

Kurti ka thënë se kanë mirëmbajtur marrëdhënie të afërta e partneriteti me aleatë.

“Mirëmbajtëm marrëdhënie të afërta e partneriteti me aleatët tanë. Dëshmuam vlerën, mirënjohjen dhe gatishmërinë për të qenë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e strehimit të refugjatëve afganë. Vërtetuam orientimin tonë euro-atlantik kur u rreshtuam me demokracitë e botës në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Treguam fisnikërinë dhe mikpritjen tonë duke pranuar dhe mbështetur financiarisht deri më tani 18 gazetarë ukrainas dhe pesë gazetarë afganë.”, u shpreh Kurti sot.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit