Përfaqësuesja e Kosovës do të mësojë në muajin shkurt kundërshtarët me të cilët do të ballafaqohet në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.
Shorti do të tërhiqet në Paris më 8 shkurt, ndërsa Kosova është në vazon e dytë së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe.
Në vazon e parë janë Rumania, Suedia, Armenia dhe Luksemburgu, ndërsa në vazon e tretë janë Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qiproja, ndërkohë në vazon e katërt janë Bjellorusia, Lituania apo Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.
Edicioni 2024/2025 i Ligës së Kombeve do të nisë në shtator të vitit të ardhshëm dhe ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në tetor dhe nëntor.
Liga e Kombeve do të jetë përcaktuese për katër kombëtaret e fundit që do të kualifikohen në Kupën e Botës, e që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.