Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë që Kosova mund të futet në NATO në një kohë të shkurtër.
Ai po ashtu pati kritika për ata që mendojnë se “me letra të shkruara” kryejnë punë me ShBA-në.
“Shtylla e katërt e këtij brezi, kisha thënë, politik, është anëtarësimi i Kosovës në NATO”, ka thënv Haradinaj në Jehonën Politike të Klan Kosovës.
“Anëtarësimi në BE mendoj që është një proces shumë më i gjatë dhe më byrokratik. Por, anëtarësimi në NATO është një shtet që vendos, dhe shumë njerëz i kam pa”: ‘jo i kemi shkru një letër’. Nuk bashkëpunohet me Amerikën me ‘i kam shkru një letër’”.
“Janë shumë faktorë që ne i kemi në korrespondencë të rregullt që munden me ndiku që Kosova me u anëtarësu njëanshëm nëpërmjet një procesi të shpejtë, e kemi quajtë, është njëfarë drafti që e kemi hartu”.
“Nuk i kemi shumë detajet në publik, por që mendoj që në një afat shumë të shpejtë kohor mund të jemi anëtarë të NATO-s”.






