9.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Kosova në mjegullën gjeopolitike: Kush është ujku këtu?

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Kosova ndodhet në një mjegull të dendur gjeopolitike, e brishtë dhe e cenueshme për shkak të qeverisjes së dobët, mungesës së njohjeve të reja, ngecjes në dialog, dështimit në integrimin e pakicave, etj.

Ndërkohë, Serbia është në avantazh, falë një strategjie të qartë diplomatike, mbështetjes nga aleatët e saj (në Lindje dhe në Perëndim) dhe ndikimit mbi komunitetin serb në Kosovë.

Beogradi shfrytëzon këtë situatë për të vonuar zgjidhjet, duke e forcuar pozicionin e tij ndërkombëtar. Po Kosova çfarë po bën? Kosova po vonon rezultatet zgjedhore dhe krijimin e qeverisë së re duke mbetur e (vet)varur nga vendimet e faktorëve të jashtëm.

Qeveria në largim e Albin Kurtit ka përgjegjësi shumë të madhe për mungesën e një vizioni të qartë dhe përplasjeve me aleatët kryesorë të Kosovës.

Sado që qeveria në largim Kurti po mundohet që qytetarëve t’ua shes përrallën se ujku në mjegull është Perëndimi, më saktësisht SHBA-të, ujku është ai që di të orientohet. Dhe Serbia ka një orientim dhe plan të qartë, ndërsa Kosova po rrezikon të mbetet një viktimë e pasigurisë dhe e mungesës së strategjisë.

Pyetja qenesore këtu është: A do të gjejë Kosova rrugën për të dalë nga kjo situatë, apo do të mbetet pre e kapriçove të veta të pakuptimta politike dhe lojërave gjeopolitike?

Është sezonë zgjedhjesh. Dhe fare pak kohë i mbetet Kosovës të bëj zgjedhjen e vet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit