5.4 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Kosova në kohën e konflikteve globale

- Advertisement -

Shkruan: dr. Lulzim Nika

Politika pansllaviste dhe ringjallja e saj nga presidenti rus Putin, rrezikon edhe interesin e shqiptarëve në Ballkan e sidomos Kosovës që po përballet me mungesën e shtrirjes së sovranitetit në gjithë territorin e saj.
Kriza ndërkombëtare që po shkakton ringjallja e pretendimeve ruse për të dominuar në politikën ndërkombëtare, ishte në parashikimet e politikës amerikane pas përfundimit të Luftës së ftohtë.
Posedimin e armëve të shumta dhe që rrezikonin gjithë planetin, ishte në planet e qeverisë amerikane për një mbikëqyrje që mos të bien në dorën e grupeve terroriste. Për strategjinë amerikane pas një dekade, parashikuan se në pushtet mund të vijnë politikanë që këtë armatimin të rrezikshëm ta përdorin për të dominuar në politikën ndërkombëtare.


Ka disa mendime se përfundimi i Luftës së Ftohtë, konsiderohet rënia e murit të Berlinit, më 1989, që shënoi edhe fillimin e fundit të komunizmit.
Brenda Scowcroft, këshilltar i presidentit Bush, mendon se Lufta e Ftohtë përfundon kur sekretari amerikan i Shtetit, James Baker dhe ministri i jashtëm sovjetik Edward Shevarnadze dënuan pushtimin e Kuvajtit nga Iraku në vitin 1990. Disa mendojnë se fundi i Luftës së ftohtë është 25 dhjetori i vitit 1991, kur flamuri i kuq sovjetik u ul në Kremlin, ndërsa Bashkimi Sovjetik u shpërbë.
Në këto rrethana të reja të krijuara, Franca dhe Gjermania synonin që gradualisht të largohet ndikimi amerikan në Evropë, meqenëse tashmë ishte tejkaluar rreziku ushtarak sovjetik për Evropën.


Në këtë perspektivë, ishte edhe ideja e këtyre dy vendeve për formimin e një aleance ushtarake evropiane, për të larguar dominimin amerikan në Evropë.
Koha sot po e dëshmon se pa prezencën e ShBA-së, nuk ka siguri globale e aq më pak për evropianët.


Ndërhyrja ruse në Krime e Siri dhe dështimet e administratës së Obamas, ia forcuan qëllimet strategjike ruse për ndërhyrje në disa pika strategjike ndërkombëtare. Putin ka investuar për disa vite së bashku me aleatët që të ketë sferë të interesit rus të përbashkët me shtetet që përfaqësojnë politika antiamerikane.
Edhe për vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës, është jetike që mos të bëhet kompromis me qëllimet e politikës ruse.


Rusia ka planifikuar destabilizim më të gjerë duke përdorur fillimisht Ukrainën e më pas aleatët e saj, Kina dhe Serbia, për t’i aktivizuar për destabilizimin e Kosovës dhe Bosnjës nga shteti serb. Në të njëjtën kohë, Kina të ndërhyjë në Tajvan dhe kriza ndërkombëtare të zgjerohet edhe në shtetet baltike. Në shtetin bullgar kishte investuar që të sjellë pas tri dekadave në krye të Bullgarisë politikë pro ruse.
Gjatë viteve ‘90, analistët e shërbimit inteligjent amerikan parashikuan që pas një dekade, në krye të Federatës ruse do të vinin nacionalistët.


Në dy analizat, ata kanë parashikuar shkatërrimin e Federatës jugosllave me dhunë dhe gjakderdhje nga lufta për tendencën për të dominuar hegjemonia serbe.
Hapësira e shtetit serb ishte në objektivat e politikës pansllaviste ruse për të vendosur bazat raketore në jugun e Serbisë, me qëllim që të ruhen interesat e shteteve sllave në Ballkan. Për këtë arsye, administrata e presidentit Xhorxh H. W. Bush, në dokumentin për transformimin e Jugosllavisë kishte sugjeruar që politika dhe lideri i shqiptarëve të Kosovës të jenë nën kontrollin e vazhdueshëm dhe të informohet për veprimet e tyre Departamenti i Shtetit.


Në strategjinë amerikane, ishte parashikuar që të kthehet Kosova në administrimin e shqiptarëve dhe të largohet nga dominimi serb. Si rezultat i sakrificës, luftës çlirimtare dhe politikës së matur të shqiptarëve të Kosovës, në bashkëpunim me amerikanët, u arrit shteti i Kosovës. Republika e Kosovës u bë shtet përkundër kundërshtarëve të egër politik dhe aleatëve historik, serbo-rus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit