Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka diskutuar lidhur me qëndrimin e qeverisë së tij për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Lidhur me këtë çështje, Spajiq për mediet malaziase tha se më 18 prill do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të shtetit të Malit të Zi.
Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiq, duke komentuar votën e delegacionit malazez në komisionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kundër anëtarësimit të Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare, Spajiq tha se nuk ishte votim, por diskutim për këtë temë.
“Votimi do të bëhet në prill, kur do të mbahet seanca plenare dhe Këshilli Ministror dhe më pas do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të shtetit të Malit të Zi”, tha Spajiq.