8.7 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Kosova në “Bordin e Paqes”, Hoxha thotë se “nuk ka ndonjë arsye për tu ekzaltuar e trumbetuar”

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, në ceremoninë e zhvilluar nën shoqërimin e presidentit amerikan Donald Trump, duke e vlerësuar situatën me një ton realist dhe duke paralajmëruar pritshmëri të moderuara.

Në Debat Plus, Hoxha tha se nuk sheh arsye për të ekzaltuar apo për të shpallur një triumf të madh ndërkombëtar nga nënshkrimi.

Sipas tij, pjesëmarrja e Kosovës është një akt simbolik. Ai shtoi se Kosova duhet të kuptojë kufijtë e vetes dhe fuqinë reale që ka në arenën ndërkombëtare.

“Kështu që nuk shoh ndonjë arsye të madhe për tu ekzaltuar e trumbetuar, çfarëdo triumfi të madh ndërkombëtar me këtë. Duhet të jemi realist kësaj situate. Sepse kjo mund të jetë një prej konflikteve të shumta dhe jo të vetme, të cilat kanë marrë dimension shqetësues mes SHBA-së dhe Evropës… duhet ta kuptojmë që jemi këtu, edhe jemi sa jemi, forcën sa e kemi”, ka thënë Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit