Kombëtarja e Kosovës po avancon pas pjesës së parë ndaj Suedisë.
Pas 45 minutave të para, rezultati i ndeshjes që po luhet në Goteborg është 1:0 në favor të Kosovës.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga sulmuesi Fisnik Asllani.
Asllani realizoi nga afërsia në minutën e 32-të për ta zhbllokuar rezultatin.
Kosova ka mundur ta dyfishojë epërsinë, por Leon Avdullahu qëlloi shtyllën nga afërsia në minutën e 43-të.
Kjo përballje i takon xhiros së katërt të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Me rezultatin aktual, Kosova është 45 minuta larg fitores së dytë në këtë cikël kualifikues.
Fitoren e parë, “Dardanët” e shënuan muajin e shkuar në Prishtinë, duke e mposhtur pikërisht Suedinë por 2:0.