1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Kosova mundet ma mirë” – Premtimet e Bedri Hamzës në konventën e PDK-së

- Advertisement -
Në një sallë të stërmbushur me qytetarë e simpatizantë, në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Bedri Hamzën Kryeministër, vet protagonisti i kësaj ngjarje ka shpalosur programin qeverisës, të cilin tha se e ka bazuar në pesë shtylla kryesore.

Hamza, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të shtunën, ku u kërkoi votën qytetarëve të Kosovës, njoftoi se slogani i PDK-së për këto zgjedhje do të jetë “Kosova mundet më mirë”.

Ai deklaroi se programi i tij është i strukturuar në detaje dhe është gati, derisa tregoi edhe pesë shtyllat kryesore, të cilat i vlerësoi si bazë për ta bërë Kosovën një vend më të mirë.

Shtylla parë

Hamza tha se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është themeli për një Kosovë ma të mirë, derisa premtoi mbështetje për bizneset private në mënyrë që ata të kenë mundësi t’i rrisin pagat për të punësuarit në sektorin privat dhe krijojnë vende të reja të punës.

“Ne do ta ndryshojmë praktikën e pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara që bizneset ta paguajnë TVSH-në pas shitjes dhe jo paraprakisht në kufi, duke i lehtësuar kështu ndjeshëm financat e tyre”, premtoi Hamza.

Bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 mijë euro, ai theksoi se do të lirohen nga tatimi, ndërsa ato që investojnë mbi 500 mijë euro, apo punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara.

“Po ashtu, ne do ta eliminojmë edhe tarifën doganore për importimin e veturave të reja elektrike. Do të ofrojmë një program mbështetës për sektorin privat me subvencione dhe grante deri në 30 për qind për investimet për zhvillim”.

Për më tepër, ai premtoi se do ta zvogëlojnë edhe barrën tatimore për të ardhurat personale duke reduktuar tatimin e të ardhurave personale. Konkretisht: paga deri në 400 euro nuk do të tatohet, paga 400 deri në 800 euro do të tatohet vetëm 8 për qind, ndërsa pagat mbi 800 euro do të tatohen me 10 për qind, transmeton albanianpost.

Po ashtu, kandidati i PDK-së për kryeministër premtoi shfuqizimin e ligjit aktual për tatimin në pronë “për të siguruar barrë sa më të përballueshme për familjet dhe bizneset”.

“Kompanitë eksportuese do të mbështeten me garanci kreditimi të posaçme. Për më shumë, për ta zhbllokuar kapitalin e ngrirë prej miliardave eurosh ne do t’i formalizojmë në mënyrë të përshpejtuar ndërtimet pa leje”.

Premtoi edhe ndërtimin e projekteve të ngrohtores qendrore në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë, të cilat tha se do ta zvogëlojnë konsumin e energjisë.

Shtylla e dytë

Bedri Hamza premtoi se pagat në sektorin publik do të ritën për 50 për qind. Pagat do të rriten për infermierë, për mjekë, për mësues, për arsimtarë, për profesorë, për zjarrfikës, për policë, për ushtarë, për shërbyes civilë, për të gjithë ata që realizojnë paga prej buxhetit të Kosovës. Të përjashtuar do jenë pagat e larta e pozitat e larta politike të cilat do të ritën për 30 për qind.

Për sa i përket pensioneve, ai premtoi se nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro. “Këtu hyn pensionet e moshës, pensionet e personave me asistencë sociale dhe shumë kategori të tjera”.

Për kategoritë e dalura nga lufta: pensionet për familjet e dëshmorëve tha se do të rriten 50 për qind. “Për më tepër nuk do të detyrohen prindërit e dëshmorëve që të zgjedhin mes pensionit të pleqërisë dhe pensionit të dëshmorit do t’i marrin të dyja”.

Invalidëve të luftës, Hmaza potencoi se pensionet do t’u rriten 50 për qind. Veteranëve të luftës pensionet do t’u rriten 50 për qind, “për ma tepër nuk do t’i kufizohet e drejta që ata të punojnë në sektorin privat”.

Tutje, ai premtoi ofrimin e subvencioneve prej 100 eurosh për familjet që i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private, por edhe ndërtim të qendrave për të moshuarit në secilin rajon.

Shtylla e tretë

Hamza tha se arsimi do të lidhet ngushtë me tregun e punës. Tek fondi i bursave ai premtoi se do të sigurojë mbështetje për studentët në fusha strategjike.

Shtylla e katërt

Ai premtoi fokus të madh edhe në sektorin shëndetësor, duke theksuar se investimet në spitalet rajonale do të ofrojnë shërbime cilësore. “Do ta ndërtojmë spitalin rajonal të Prishtinës dhe sistemimin kombëtar të emergjencave shëndetësore”.

“Sigurimet shëndetësore do të bëhen realitet”.

Shtylla e pestë

Ai deklaroi se do të punojnë ngushtë me aleatët “që ta bëjmë Kosovën një vend të sigurt duke synuar anëtarësimin në OKB dhe integrimin e përshpejtuar në NATO e Bashkimin Evropian me lidhje të forta me pjesë të tjera të kombit shqiptar”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit