-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Kosova mundet ma mirë” – Hamza për sloganin: Nuk është përjashtues, nuk i mohon të arriturat, tregon që gjendja nuk është mirë

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë intervistës në “Pressing” të T7, të enjten, ka thënë se slogani “Kosova mundet ma mirë”, nuk është përjashtues, është përtej partiak – për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pasi PDK-ja prezantoi sloganin në konventën e saj, të shtunën e javës së shkuar – slogani ishte komentuar shumë.

Hamza u pyet për kuptimin e sloganit, ai tha se Kosova mundet më mirë.

Rrjedhimisht, Hamza thotë se slogani tregon që gjendja nuk është e mirë, poqë nuk i mohon të arriturat.

“Slogani është Kosova mundet ma mirë. Sot e lexova një deklaratë të presidentit Trump, Amerika do të bëhet më e mirë. Ne kemi mundësi me përmirësu vetën, unë gjatë rrugëtimit tim e kam përmirësuar vetën, edhe sot ka hapësirë që unë të përmirësona. Mësuesit munden me qenë më të mirë, mjekët munden me qenë ma mirë, studentët munden me qenë ma mirë, vendi mundet me qenë më mirë. Slogani nuk është përjashtues, është përtej PDK-së. Është për qytetaret e Kosovës. Nuk i mohon të arriturat, tregon që gjendja nuk është mirë, duhet me u bë më mirë”.

“Me këtë program garoj për kryeministër të Kosovës për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit