13.3 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Kosova mund të përballet me pasoja nëse shkel marrëveshjen me SHBA-në për informacione të klasifikuara

- Advertisement -

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara po vlerësohet e dobishme për Kosovën nga njohës të fushës.

Këtë marrëveshje e vlerësoi lart edhe kryeministri Kurti.

“Me marrëveshjen e nënshkruar dy shtetet marrin detyrime për mbrojtjen e informatave të klasifikuara të njëra tjetrës, duke hapur derën për shkëmbim të këtyre informatave. Informacioni i kategorizuar si i tillë, do të ruhet ashtu siç e parasheh legjislacioni nacional dhe nuk do zbulohet përveç ndaj atyre që posedojnë çertifikatë të sigurisë, pa marrë parasysh pozitën apo titullin që personi i interesuar në informacion të klasifikuar gëzon. Marrëveshja parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes tij në raport me palët e autorizuara”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani vlerëson se me këtë, institucionet e Kosovës do të arrijnë një progres të madh në këtë drejtim.

Madje ai tregon se në cilat fusha është më shumë e fokusuar kjo marrëveshje.

Edhe anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Hisen Berisha thotë se janë të mirëseardhura marrëveshje të tilla, sidomos në fushën e mbrojtjes.

Megjithatë, ish-ushtaraku shton se deri te ky dakordim erdhi si pasojë e sjelljeve jo të duhura të kryeministrit Kurti, andaj vlerëson se nëse një e tillë nuk respektohet, do të ketë pasoja.

Për këtë çështje, në një konferencë për media kishte folur edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili theksoi se tashmë do t’ua lehtësojë punën sidomos në blerjen e armëve të sofistikuara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit