20.4 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

“Kosova mund të dalë fitimtare”: Çka thoshte Hajdari për kompaninë që shteti do t’ia pagujë 20 milionë euro?

- Advertisement -

20 milionë euro do t’ia paguajë Kosova kompanisë “Contour Global”, pasi ka humbur arbitrazhin ndërkombëtar me këtë kompani për “mosrespektim të kontratës”.

Ky vendim, është marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Në lidhje me këtë çështje, Radio Evropa e Lirë kishte kontaktuar ish-ministren e Ekonomisë, Rozeta Hajdari. Kjo e fundit madje, kishte thënë se “Kosova mund të dalë fitimtare, nëse çështjen ua lë në dorë profesionistëve”.

“Politikanët e papërgjegjshëm dhe pazaret politike mund ta dëmtojnë ecurinë, ashtu siç e kanë shkaktuar atë që në fillim.” – raportohej se kishte deklaruar ajo.

Ndryshe, kontrata mes Qeverisë së Kosovës dhe “Contour Global” ishte nënshkruar në fund të vitit 2017. Ndërtimi i termocentralit me kapacitet 500 megavat, raportohej se do të kushtonte rreth 1.3 miliardë euro.

Rreth tre vite më vonë, kompania ishte tërhequr nga ky projekt.

Të ngjashme

Të fundit