Kosova do të marrë pjesë me tre garues në garën e madhe të xhudos, Grand Slam Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe nga 28 deri më 30 nëntor.
Në garën e Abu Dabit, marrin pjesë 52 shtete dhe 373 garues nga e gjithë bota.
Nga ekipi i Kosovës, në këtë garë ynë do të ndeshen, Distria Krasniqi (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg).
Distria do të ndeshet të premten, Laura të shtunën e Shpati të dielën.
Bashkë me garuesit ka udhëtuar edhe trajneri Fatos Tabaku.






