Opinionisti Dardan Sejdiu, ka thënë se është larg diskutimi për një qeveri teknike në Kosovë.
Sipas tij janë katër variante se si mund të formohet qeveria e re.
“Jemi shumë larg diskutimit të qeverisë teknike. Janë katër variante qysh mundemi me ardhë te një qeveri e cila ka mandat të plotë. Diskutimi është i gabuar nëse e mendojmë qeverinë prej optikës së prillit të vitit të ardhshëm”, ka Sejdiu në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai ndër të tjerash ka thënë se kjo qeverisje e Trump është më ekspeditive sesa Lajçak dhe mënyra e dialogimit që ka pasur ai.