1.3 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Kosova me fitore të pamjaftueshme ndaj Azerbajxhanit

- Advertisement -

Kosova ka shënuar ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen parakualifikuese për Kampionatin Botëror.

“Dardanët” triumfuan në Pallatin e Rinisë me rezultat 81:79, ndonëse ndeshjen nuk e nisën mirë, pasi çerekun e parë e humbën me një pikë, 20:21.

Në të dytin, Kosova tregoi forcën duke shënuar fitore me tri pikë më shumë, 23:20, ndërsa drama u zhvillua në dy çerekët e fundit.

Në çerekun e tretë, “Dardanët” ishin në epërsi deri në nëntë pikë, por “Azurët” arritën që ta shkrijnë këtë epërsi, duke e fituar 10-minutëshin e tretë me një pikë më shumë, 17:18.

Kurse, në çerekun më vendimtar, “Dardanët” fituan me një pikë më tepër, 21:20, por që ishte e pamjaftueshme pasi ndeshjen e parë ndaj Azerbajxhanit e kishin humbur me 10 pikë diferencë, 87:77.

Me këtë ndeshje, për Kosovën merr fund ëndrra për kualifikim në Kampionat Botëror.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit