Analisti Shkëlzen Maliqi ia ka rikujtuar kryeministrit në detyrë, Abin Kurti, një thënie që dikur lideri i VV-së e kishte shumë për qejfi.
Ai ka bërë me dije se Kurti tani duhet ta respektojë këtë qëndrim.
Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se Kurti duhet ta ndajë pushtetin ose duhet të largohet.
“O Albin, vetë pate thënë, “Kosova është më e madhe se kryeministri”, ndaje pushtetin ose lësho postin, kaq e thjeshtë!”, ka shkruar Maliqi