-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Kosova me 500 mijë automjete, mbi 32 mijë të reja u regjistruan vetëm këtë vit

- Advertisement -

Në Kosovë janë afro 500 mijë automjete të ndryshme. Kurse, nga muaji janar e deri më tani më targa RKS janë pajisur mbi 32 mijë automjete të reja.

Qytetarët e Kosovës pa dyshim që janë merakli të automjete.

Një gjë të tillë e argumentojnë edhe shifrat e automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar se aktualisht janë 490 mijë e 86 automjete të regjistruara.

Përveç numrit të madhe, befasuese është shifra e automjeteve të reja që janë regjistruar gjatë muajve të këtij viti.

Sipas MPB me targa të Kosovës nga janari e deri më tani janë pajisur 32 mijë e 128 automjete.

“Brenda vitit 2024 janë regjistruar 330 mijë e 795, në këtë numër është i përfshirë edhe vazhdimi i regjistrimit të automjeteve që akullojnë. Kurse, vetëm regjistrime të reja të regjistruara nga janari deri në fillim të shtatorit janë 32 mijë e 128 automjete”.

Mirëpo, përveç këtyre automjeteve të reja, nëpër rrugët tona qarkullon edhe një makinë shumë e vjetër, që i përket vitit 1942.

“Makina e regjistruar me vitin me të vjetër është e prodhuar në 1942”, kanë treguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Një gjë që dihet edhe nuk është shumë befasi, është se kosovarët vazhdojnë të duan automjetet gjermane.

Marka më e preferuar e qytetarëve të Kosovës vazhdon të jetë Wolswagen, pasi se të tilla rragëve të Kosovë qarkullojnë 144 mijë e 223 automjete.

Kujtojmë se nga 1 janar 2024 nuk mund të zhdoganohen automjete më të vjetra se viti i prodhimit 2014. Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj, i cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

Me Ligjin për Automjete që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, thuhet qartë se automjetet që janë më të vjetra se 10 vjet nuk mund të importohen.

“Në Kosovë nuk mund të importohen automjete më të vjetra se 10 vjet. Në Kosovë nuk mund të importohen automjete që nuk e plotësojnë standardin Euro katër)”, thuhet në nenin 44 të Ligjit për Automjete.

Gjithashtu, ligji parasheh që mjetet rrugore që importohen në Kosovë duhet të kenë certifikatë të konformitetit për automjete të reja dhe dëshmi të origjinës dhe pronësisë së mjetit ose pjesëve të veçanta të instaluara. /Monitor.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit