31 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Kosova mbush bregdetin e Shqipërisë, “Sharr Travel”: Kërkesat në rritje, çmimet të njëjta si vjet

- Advertisement -

Destinacionet më të preferuara mbeten Shëngjini, Durrësi, Dhërmiu, Saranda dhe Ksamili.

Në intervistë për Ekonomia Online, Kurtishaj bëri të ditur se çdo ditë agjencia e tij dërgon rreth 250 pushues në Shëngjin, numër që rritet gjatë fundjavave.

“Në këto ditë të nxehta pas përfundimit të maturës kërkesat janë edhe më tepër në rritje. Kur flasim për Shqipërinë nga veri në jug, pra qytetarët e Kosovës në vitin 2025 po tregojnë një shembull jashtëzakonisht të mirë, duke pasur parasysh që në vitin e kaluar ka qenë liberalizimi i vizave dhe secili nga ne vizituam familjarët.

Shqipëria mbetet destinacioni kryesor. E para, për shkak që flasim një gjuhë, e kemi një traditë si dhe ushqimin. Është jashtëzakonisht e pëlqyer nga qytetarët e Kosovës e sidomos nga diaspora. Tashmë muaji qershor kanë qenë më të moshuar që kanë shkuar drejt veriut, por pas datës 20 qershor kemi struktura të ndryshme të qytetarëve që udhëtojnë nga Shëngjini deri në Sarandë.

Për çdo ditë udhëtojmë për Shëngjin me rreth 250 pushues, por në fundjavë kemi numër më të madh. Durrësi është gjithashtu mundësi, por pa anashkaluar Dhërmiun, Sarandën dhe Ksamilin”, shtoi Kurtishaj.

Ai njoftoi se çmimet janë të njëjta me vitin e kaluar, madje është bërë edhe një ulje e biletës kthyese për Durrës dhe anasjelltas nga 20 në 15 euro.
“Kemi përmirësim me përdorimin e plazheve publike. Në çdo qytet turistik, shqiptarët e Kosovës mund të kenë qasje në plazhet publike. Ne kemi arritur falë punës sonë që të zgjasim sezonin turistik në Shqipëri. Po fillojmë sezonin, më 17 Shkurt dhe e përfundojmë më 28 Nëntor. Brenda kësaj periudhe, qytetarët nuk shkojnë vetëm për shëtitje apo vizita, por shkojnë edhe për pushime.

Ne kemi grupe të huaja turistike, të cilët kanë ardhur nga Finlanda, Malta, Zvicra e Gjermania. Kjo falë edhe diasporës sonë. Janë bashkuar shqiptarët me të huaj dhe vijnë në mënyrë të organizuar dhe janë ndarë jashtëzakonisht të kënaqur. Shqipëria është në ditët më të mira të zhvillimit të turizmit. Hotelet kryesore në Durrës, Shëngjin janë plot”, shtoi ai.

Kurtishaj thekson rëndësinë e rezervimeve paraprake, pasi mungesa e planifikimit e rrit çmimin dhe ul mundësinë për akomodim.

“Kush vjen i fundit e merr çmimin më të shtrenjtë. Nëse ne kemi rezervime paraprake sigurisht që edhe çmimet do të jenë më të lira, kurse nëse ne nuk kemi treg të sigurt, pra qytetarët e Kosovës nuk bëjnë programet e tyre, nuk bëjnë planifikimin e pushimeve me kohë, atëherë sigurisht që çmimet do të jenë më të shtrenjta, sepse mundësia për të gjetur çmim të lirë është e vogël, sidomos kur të arrijmë në dy-tre ditët e fundit.

Ne jemi agjencia kryesore, rreth 20 vjet operojmë në tregun shqiptar. U bëj thirrje qytetarëve që rezervimet e tyre t’i bëjnë me kohë në ‘Sharr Travel’, mos ta presin momentin e fundit, sepse dhomat mund të rezervohen.

Ne kemi çmimet ekonomike, oferta, kapacitete të mjaftueshme, kontratat tona me hotele, por nëse kërkesat vijnë në momentin e fundit është e pamundshme”, tha për EO, Kurtishaj

Të ngjashme

Të fundit