7.9 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

“Kosova mbijeton falë remitancave, ne eksportojmë të rinjtë në Evropë”, Bajrami me kritika ndaj Kurtit

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar gjendjen aktuale ekonomike në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami drejtoi kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për këtë situatë.

Ajo ka kundërshtuar siç e quajti tregim të qeverisë Kurti për “progresin” në këtë fushë.

“Ekonomia e Kurtit vs realiteti ekonomik. Kosova mbijeton falë remitancave, ne “eksportojmë të rinjtë në Evropë”, ata me pagat e tyre financojnë konsumin e familjeve në Kosovë.

“Ky është tregimi, ky është realiteti pas të dhënave faktike statistikore:Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për janar-shtator 2025 është mbi 5.4 miliardë euro – po thellohet”.

“Deficiti tregtar në shtator të vitit 2025 është rritur për 21.2% në krahasim me shtatorin e vitit 2024. Gjatë shtatorit të këtij viti Kosova ka eksportuar 85.8 milionë euro mallëra, ndërsa ka importuar 606.2 milionë euro. Derisa në vitin 2022 eksporti mbulonte importin me 17.7%, janar-shtator 2025 shkalla e mbulueshmërisë së importit me eksport ka rënë në 13.04%. Ky është ”progresi” i Qeverisë Kurti. Agjencia e Statistikave të Kosovës funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës”, shkruan deputetja e LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme

Të fundit