4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kosova mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE, pavarësisht paralajmërimit të Holandës

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla-Schwarz, kundërshtoi paralajmërimin e kryeministrit holandez, Mark Rutte se anëtarësimi i shpejtë i Ukrainës në Bashkimin Evropian do të krijonte zhgënjim dhe paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor.

Gervalla-Schwarz tha për gazetën “Newsweek” se Prishtina “me gjithë zemër” mbështet kërkesën e Kievit që procesi i anëtarësimit në BE të përshpejtohet, edhe pse luftimet e ashpra midis pushtuesve rusë dhe mbrojtësve ukrainas po vazhdojnë, transmeton lajmi.net.

Rutte paralajmëroi javën e kaluar se një rrugë e përshpejtuar për Ukrainën mund të minojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. “Ka vende që duan gjithashtu [anëtarësimin],” tha Rutte.

“Anëtarësiminë BE është një proces. Nuk ka procedurë të shpejtë për pranim. Nëse do ta bënim këtë, ne do ta kthenim procesin e pranimit në një proces politik dhe kjo nuk duhet të ndodhë.”

Por, Gervalla-Schwarz tha se Kosova – e njohur nga Brukseli si një kandidate e mundshme për anëtarësim në BE – beson se blloku duhet të miratojë një proces të ri të shpejtë dhe ta shtrijë atë jo vetëm në Ukrainë, por në të gjitha vendet e Ballkanit që janë të përkushtuara ndaj integrimit evropian.

“Situata aktuale është shumë komplekse dhe është e rrezikshme,” tha ajo. “Kjo nuk vlen vetëm për situatën në Evropën Lindore dhe Ukrainë, por për më tepër për situatën në përkeqësim në Ballkan”.

“Prandaj, ne po avokohemi për proces “të shpejtë” jo vetëm Ukrainën, por edhe Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit, të cilët janë vërtetë të përkushtuara ndaj parimeve të BE-së”.

“Ne nuk e bëjmë këtë vetëm për interesin tonë personal, por edhe për interesin e vetë BE-së: ka të bëjë me ruajtjen e paqes brenda gjeografisë së BE-së.”

Gervalla-Schwarz tha se Kosova “po përsërit vazhdimisht se BE-ja nuk mund të jetë kurrë e tërë pa Ballkanin Perëndimor” dhe “e bindur se BE-ja duhet të jetë e hapur për të gjitha vendet evropiane që janë vërtetë të përkushtuara ndaj vlerave të BE-së si demokracia dhe sundimi i ligjit”.

“Për ne, BE-ja nuk është para së gjithash një bllok ekonomik, por është përgjigja më e mirë evropiane për sigurimin e paqes. Dhe, Ukraina me siguri është një pjesë e Evropës dhe meriton të jetë një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian,” tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit