Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës në futsall për pozitën e parë në paraeliminatoret e Kupës së Botës 2028!
Ai ka thënë se “pozita e liderit në Grupin D dhe kualifikimi në ‘Main Round’ janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe karakterit që ky ekip ka treguar në çdo ndeshje. Barazimi dramatik ndaj Malit të Zi (3:3) me golin vendimtar në sekondat e fundit, flet më së miri për shpirtin luftarak të Dardanëve”.
Urimi i plotë:
Urime të përzemërta për Kombëtaren e Kosovës në futsall për pozitën e parë në paraeliminatoret e Kupës së Botës 2028!
Pozita e liderit në Grupin D dhe kualifikimi në “Main Round” janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe karakterit që ky ekip ka treguar në çdo ndeshje. Barazimi dramatik ndaj Malit të Zi (3:3) me golin vendimtar në sekondat e fundit, flet më së miri për shpirtin luftarak të Dardanëve.
Krenar me paraqitjet tuaja dhe me mënyrën se si po e përfaqësoni Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ky është vetëm një hap drejt objektivave edhe më të mëdha.
Suksese në fazën e ardhshme! 🇽🇰⚽






