5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kosova konsultohet me Shqipërinë për anëtarësimin në Këshill të Europës

- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët.

Ata thanë se ky është një takim që bëhen konsultime politike, shkruan lajmi.net.

Në këtë takim u diskutua edhe për koordinimin e punëve në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Po ashtu aty u fol edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës dhe NATO.

Njoftimi i plotë:

Mbahen konsultimet politike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

Sot, në Prishtinë, u zhvilluan konsultimet politike në mes të dy ministrive të punëve jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti dhe Zëvendësministres për Evropë dhe Punë të Jashtme, znj. Artemis Malo.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe, koordinimi në organizata ndërkombëtare dhe zhvillimet rajonale e ndërkombëtare.

Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, u diskutua për fushat e interesit të përbashkët, zbatimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes të dy ministrive, duke përfshirë misionet diplomatike, çështjet konsullore dhe rolin e shqiptarëve në rajon.

Në kuadër të koordinimit në organizata ndërkombëtare u bisedua lidhur me proceset e të dyja vendeve për integrim në Bashkimin Evropian, dhe synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Temë tjetër e takimit ishin edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, ku u bisedua për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm lidhur me organizatat dhe nismat rajonale. Sa i përket zhvillimeve aktuale botërore u bisedua për gjendjen e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit në këtë fushë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit