Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 20:45 do të ballafaqohet me Suedinë.
“Dardanët” do të kërkojnë ta përsërisin suksesin, kur në Prishtinë i patën mposhtur suedezët me rezultat 2:0.
Përballja zhvillohet në “Strawberry Arena” në Goteburg.
Aktualisht skuadra e udhëhequr nga Franco Foda, është renditet e dyta në grupin ku bëjnë pjesë edhe Zvicra e Sllovenia.
Në rast të fitores eventuale, “verdhekaltërit” do t’i rrisnin gjasat që të kualifikohen në playoff-in për në Botërorin 2026.
Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i kësaj ndeshjeje të sontme.