Kosova është shpallur kampione e FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C.
Ky Evropian u zhvillua në Prishtinë nga 23 korriku, derisa përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme me triumfin e vashave të Kosovës.
Në sfidën për vendin e tretë, Shqipëria triumfoi ndaj Qipros 70:55, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes dhe duke fituar medaljen e bronztë.
Në takimin për vendin 5-7, Gjeorgjia mundi Maltën 61:56, duke u renditur e pesta, derisa maltezet u renditën në vendin e gjashtë, kurse e fundit ishte Armenia.
Në fillim të ceremonisë, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka pranuar çmimin për organizimin e Evropianit, çmim që iu nda nga Edwin Yeats, Komisioner i FIBA-s.
Dushku ka ndarë çmimin MVP, që iu nda kapitenes së Shqipërisë, Luna Luca.
Sekretarja e Përgjithshme së bashku me zëvendës sekretarin e Përgjithshëm të FBK-së, Adriatik Rraci kanë ndarë çmimet për Top 5, ku ishin: Dimitra Eftychiou e Qipros, Martina Haxhiu e Shqipërisë, Silan Akbingol e Azerbajxhanit, Flutura Mehmeti e Kosovës dhe Angelina Ismayilova e Azerbajxhanit.
MVP e Evropianit është shpallur Flutura Mehmeti e Kosovës, çmim që u nda nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
Në fund, trofeu i kampionit kapitenes së Kosovës, Malvina Haziri iu nda nga John Gonzalves, President i FIBA Small Countries dhe anëtar i Bordit të FIBA Evropës.
Me këtë përfundoi edhe Evropiani në Prishtinë, që për pesë ditë ishte festë e basketbollit. ✅
#FBK #fbkkosova #KosovaWomenBasketball #FIBAU18EuroBasket